Jo gjithherë vendet e zhvilluara janë në toplistën e ofrimit të ‘çdo gjëje’ për qytetarët e tyre. Ndoshta shumicën e shërbimeve njerëzit mund t’i kryejnë në vendin e tyre, por çfarë t’i bësh kur disa vende, edhe pse të zhvilluara ekonomikisht, nuk i gëzojnë bukuritë natyrore që i kanë vendet tjera më pak të pasura. Dhe kjo nuk përfundon me kaq; Vendet e zhvilluara kanë një kosto të lartë të shërbimeve për qytetarët e vet, edhe kur është në pyetje shëndeti i tyre. Dhe çfarë bëjnë një pjesë e qytetarëve të këtyre vendeve kur dëshirojnë të kursejnë më shumë. Sigurisht se atyre nuk u paraqet pengesë procedura e vizave për të udhëtuar në vendet që eksportojnë emigrantë ndërsa bukuritë e tyre natyrore dhe tradicionale janë shumë tërheqëse për turistët e huaj nga veriu i pasur. Pra shumë njerëz nga vende kapitaliste zgjedhin që disa kurime t’i ndërlidhin me turizëm; ky është turizmi mjekësorë që u jep atyre argëtim, kënaqësi, mjekim, madje dhe kursim të konsiderueshëm.