Home Bota

Protestë kundër marrjes së shtetësisë serbe nga shqiptarët

Protestë kundër marrjes së shtetësisë serbe nga shqiptarët

Beograd - Disa dhjetëra persona kanë protestuar sot në qytetin e Meroshinit në Serbi pasi kanë marrë vesh se 50 shqiptarëve të Kosovës u janë dhënë dokumenta si banorë të kësaj komune. Pas marrjes së pasaportave serbe, siç raporton agjencia e lajmeve BETA, të njëjtit janë bërë pjesë edhe e listës së votuesve në këtë komunë.

 

 

Holanda kundërshton heqjen e vizave Shqipërisë

Holanda kundërshton heqjen e vizave Shqipërisë

Bruksel - Inspektorët e Bashkimit Evropian kanë vlerësuar se një pjesë e madhe e kushteve për heqjen e vizave është përmbushur, por se ende duhet bërë kujdes me sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përgjimin e rrjeteve kriminale.

 

Bisedimet për Lindjen e Mesme në shansin e fundit

Bisedimet për Lindjen e Mesme në shansin e fundit

Uashington - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka porositur të kihet kujdes nga dështimi i bisedimeve të sapofilluara ndërmjet Izraelit dhe Palestinezëve. Bisedimet mund të jenë për një kohë të gjatë shansi i vetëm për paqen në Lindjen e Mesme, tha Clinton në një intervistë të përbashkët të televizionit izraelit dhe palestinez.

 

Belgjika, akoma pa qeveri

Belgjika, akoma pa qeveri

Bruksel - Në Belgjikë gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare kanë dështuar përpjekjet për krijimin e një qeverie të re. Kryetari i socialistëve frëngjishtfolës, Elio Di Rupo, i ngarkuar nga mbreti Alberti II për t'u përpjekur për krijimin e qeverisë së re, iu lut monarkut që ta lironte nga kjo detyrë. Alberti nuk e ka pranuar deri tani kërkesën.

Nacionalistët flamandë i kanë refuzuar deri tani propozimet e di Rupo-s për kapërcimin e grindjes për gjuhët, që po paralizon politikën.

Tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re

Tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re

Willington - Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin jugorë të Zelandës së re duke shkaktuar dëme të mëdha. Nuk njoftohet për të vdekur, ndërkohë që ka patur një numër të plagosurish. Në qytetin më të prekur Christchurch, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

 

Holandë: Dështon krijimi i qeverisë së pakicës

Holandë: Dështon krijimi i qeverisë së pakicës

Amsterdam - Në Holandë kanë dështuar bisedimet për krijimin e qeverisë së pakicës së liberalëve të djathtë dhe kristiandemokratëve. Kundërshtari i fesë islame, populisti i djathtë Geert Wilders, i ndërpreu bisedimet për tolerimin e një kabineti të pakicës nga partia e tij. Ai reagoi në këtë mënyrë ndaj rritjes së rezistencës në radhët e kristiandemokratëve kundër aleancës me populistët e djathtë. Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare krijimi i qeverisë në Holandë është akoma çështje e hapur.

Gazetari opozitar gjendet i vdekur

Gazetari opozitar gjendet i vdekur

Minsk - Operatori i një faqeje interneti të opozitës në Bjellorusi është gjetur i vdekur. Kufoma e 36 vjeçarit Oleg Bebenin është gjetur në vilën e tij në afërsi të Minskut, njoftoi organizata e të drejtave të njeriut Charta 97. Arsyet e vdekjes janë të paqarta. Faqja e internetit të Bebeninit konsiderohet si zëdhënëse e opozitës bjelloruse kundër presidentit autoritar Alexander Lukaschenko.

Zjarret vrasin tetë vetë në Rusi

Zjarret vrasin tetë vetë në Rusi

Moskë - Bilanci i të vdekurve nga zjarret në Rusinë jugore ka shkuar në tetë. Zyrtarët e emergjencës thanë se 14 të tjerë janë hospitalizuar, ndërsa rreth 500 ndërtesa janë kapluar nga flakët në rajonin e Vollgogradit.

Më shumë se 50 njerëz vdiqën dhe mijëra mbetën të pastrehë në Rusi këtë verë nga zjarret dhe thatësira që përfshinë sipërfaqe të mëdha të Rusisë.

Eshton pret Tadiqin në konsultime

Eshton pret Tadiqin në konsultime

Bruksel - Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, do të takohet të martën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, njoftoi zëdhënësja e saj.

 

Faqja 1 i 51

Shpalljet

 

MTPT

NJOFTIM PËR KONTRATË / Shërbime “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”...

 

MTPT

OBAVESTENJE O UGOVORU / Usluge “Odrzavanje i servisiranje vozita”...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT / OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU ...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Servisimi dhe mirëmbajtja e pajis...

 

MTPT

OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU AKTIVNOST NABAVKE Servisiranje i Odrzavanje IT opreme...

 

BQK

NJOFTIM PËR KONTRATË - Ritenderim / FURNIZIME “Furnizim me Pajisje të TI-së (So...

 

BQK

OBAVEŠTENJE O  UGOVORU - Ritenderisanje / SNABDEVANJE “Snabdevanje sa opremom za ...

Anketa

A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?

(43 votes)

4.7%
44.2%
11.6%
23.3%
16.3%
Please wait...