Nju Jork - OKB-ja ka thirrur një mbledhje të posaçme për të diskutuar lidhur me rritjen kohët e fundit të çmimeve të ushqimit në botë. Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, tha se ky takim në fund të këtij muaji bëhej si reagim ndaj shqetësimeve në rritje nga vendet anëtare. Çmimet e ushqimeve janë rritur me pesë përqind në dy muajt e fundit të shkaktuar pjesërisht nga ndalimi i eksporteve të grurit nga Rusia, për shkak të thatësirës dhe zjarreve që shkatërruan rreth një të pestën e të korrave në këtë vend.
Ekonomi