Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u nis sot për në Nju Jork, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Atyre do t’u bashkohet më vonë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë në Katar.
Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u nis sot për në Nju Jork, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Atyre do t’u bashkohet më vonë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë në Katar.
Prishtinë - Në Katedralen e re në Prishtinë, që mban emrin e Nënës Terezë është mbajtur të shtunën manifestimi i parë, me një koncert kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Në ceremoni ka qenë i pranishëm, presidenti Fatmir Sejdiu. Mesha e parë solemne në këtë katedrale do të mbahet të dielën.
Politikat e deritashme të Beogradit zyrtar më shumë u kanë bërë dëm interesave të serbëve të Kosovës, sesa që i kanë mbrojtur ato, vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës.
Ata thonë se Serbia ka filluar ta shohë realitetin dhe se dalëngadalë po tërhiqet nga, siç i quajnë ata, politikat destruktive.
Prishtinë - Me ftesë zyrtare të mbretit të Katarit, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Katar. Me këtë rast, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me mbretin e Katarit dhe me autoritetet tjera të larta shtetërore të këtij vendi, njofton zyra e Kryeministrit.
Prishtinë - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur t’ua mbyllë gojën të gjithë pretendentëve që synojnë ta rrëzojnë Fatmir Sejdiun nga posti i kreut të partisë. Tubimet në terren nuk do t’u lejohen kandidatëve. Kryesia ka vendosur që krejt çfarë kanë, ata mund t’i thonë ditën kur do të mblidhet Kuvendi i përgjithshëm i LDK-së, i cili do të zgjedhë kryetarin për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
Zagreb - Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, deklaroi se Kroacia do të vazhdojë kontinuitetin e politikës së saj karshi Kosovës edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Prishtinë - Autoritetet në Kosovë besojnë se Kosova do ta fitojë edhe betejën tjetër politike me Serbinë, kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndonëse Kosova nuk do të jetë e pranishme në punimet e sesionit që fillon në javën e dytë të shtatorit, bindjet e veta Kosova i mbështet te vendet që e përkrahin pavarësinë e saj dhe te mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si organi më i lartë për interpretimin e të Drejtës Ndërkombëtare, dhe i cili dha mendim pozitiv në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka takuar sot në një takim lamtumirës Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Republikën e Kosovës, Akio Tanaka. Gjatë këtij takimi Ministri Hyseni ka bërë thirrje që komuniteti i biznesit të Japonisë të eksplorojë mundësitë për investime në Kosovë, ndërsa kompanive të mëdha japoneze u ka bërë thirrje të hapin njësi prodhuese ose përfaqësi në Kosovë.
Tiranë - Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, kanë diskutuar sot në Tiranë rreth seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara. Pas takimit, Berisha tha se vendimi i GJND-së është një çështje që ka të bëjë me ligjin ndërkombëtar dhe se në OKB, Kosova shkon me këtë të drejtë.
A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?
(43 votes)