Home Shëndetësi

Shëndetësi

Përurohet kabineti i ri i mamografisë

Përurohet kabineti i ri i mamografisë

Prishtinë - Në Institutin e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) u bë përurimi i Kabinetit të ri të mamografisë. Aparati i sofistikuar i mamografisë “Hologic/Lorad Mark IV”, që është instaluar në këtë institut, si edhe pajisjet shtesë dhe filmat e kasetat e mamografisë, janë dhuruar në kuadrin e Projektit Trajnues të “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë.

 

 

Bukoshi mbështetë aftësimin e radiologëve kosovarë

Bukoshi mbështetë aftësimin e radiologëve kosovarë

Prishtinë - Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, priti sot radiologun e njohur amerikan Richard Hirsh, i cili po qëndron bashkë me ekipin e tij në një projekt për zhvillimin e kapaciteteve mjekësore për radiologji dhe mamografi në Kosovë. Projekti trajnues i “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë, i cili ka filluar më 29 gusht, do të zgjasë deri më 11 shtator 2010.

 

1 muaj paraburgim për mjekët e synetisë fatale

1 muaj paraburgim për mjekët e synetisë fatale

Pejë - Prokuroria e Qarkut në Pejë ua ka vazhduar edhe për 30 ditë masën e paraburgimit kirurgut Gani Çeku dhe anesteziologut Besim Kastrati. Vazhdimi i paraburgimit është bërë me urdhër të prokurorit. Mjekët Çeku e Kastrati, janë arrestuar të enjten pasdite, pas vdekjes së fëmijës Redon Kelmendi, 11 vjeçar.

 

Një kosovar i infektuar nga supervirusi

Një kosovar i infektuar nga supervirusi

Vjenë - Një person nga Kosova po trajtohet në Klinikën Universitare të Gracit në Austri në lidhje me bakterien që i reziston gati të gjithë antibiotikëve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Austrisë. Ministria austriake njofton se ky person është infektuar në spitale, jashtë territorit austriak, pa specifikuar vendin.

 

Proteina që shkatërron virusin HIV, tek majmunët

Proteina që shkatërron virusin HIV, tek majmunët

Londër - Studiuesit në Loyola University kanë identifikuar një proteinë, TRIM5a, e pranishme te majmunët e llojit Macaca mulatja, e cila është e aftë  të shkatërrojë virusin HIV-1.

Zbulimi në fjalë mund të çojë në një shërim të bazuar në proteina për të mundur virusin HIV-1 te njerëzit.

 

Masa të reja për uljen e vdekshmërisë

Masa të reja për uljen e vdekshmërisë

Prishtinë - Këshilli Profesional i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka diskutuar sot për shkallën e morbiditetit (smundshmërisë) dhe mortalitetit (vdekshmërisë) në QKUK. Këshilli ka marrë vendim që, tash e tutje, drejtorët e klinikave të raportojnë çdo javë për morbiditetin dhe mortalitetin. Në bazë të raporteve do të analizohet puna profesionale e personelit të QKUK-së.

 

Hasan Ahmeti, ndihmësdrejtor për shëndetësi

Hasan Ahmeti, ndihmësdrejtor për shëndetësi

Prishtinë - Hasan Ahmeti, është caktuar ushtrues detyre i ndihmësdrejtorit për çështje shëndetësore në QKUK. Vendimi është marrë nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sejdullah Hoxha, bazuar në nenin 18, pika 4 e Statutit të QKUK-së, në pajtim me nevojat për plotësim të këtij vendi të punës.

Në komunikatën e QKUK thuhet se Prof. assoc. dr. Hasan Ahmeti i posedon të gjitha kualifikimet dhe përvojën e punës për ushtrimin e këtij funksioni.

Viktima e parë nga "Supervirusi" i ri

Viktima e parë nga

Bruksel - Zyrtarët e shëndetësisë në Belgjikë thanë sot se një belg, i cili kishte pranuar trajtim mjekësor në Pakistan, është i pari që vdes nga “supervirusi”, i cili është rezistent në ilaçe.

 

Për 6 muaj, mbi 300 pacientë të trajtuar jashtë vendit

Për 6 muaj, mbi 300 pacientë të trajtuar jashtë vendit

Prishtinë - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka arritur që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, përmes Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (TJV), të dërgojë në mjekim jashtë institucioneve shëndetësore të Kosovës 356 pacientë. Prej këtij numri, 272 raste janë financuar nga Programi i TJV-së, derisa 84 raste të tjera, kanë shkuar trajtuar dhe janë në trajtim e sipër pa pagesë nga ana e institucioneve shëndetësore të Republikës së Turqisë.

 

Faqja 1 i 5

Shpalljet

 

MTPT

NJOFTIM PËR KONTRATË / Shërbime “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”...

 

MTPT

OBAVESTENJE O UGOVORU / Usluge “Odrzavanje i servisiranje vozita”...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT / OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU ...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Servisimi dhe mirëmbajtja e pajis...

 

MTPT

OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU AKTIVNOST NABAVKE Servisiranje i Odrzavanje IT opreme...

 

BQK

NJOFTIM PËR KONTRATË - Ritenderim / FURNIZIME “Furnizim me Pajisje të TI-së (So...

 

BQK

OBAVEŠTENJE O  UGOVORU - Ritenderisanje / SNABDEVANJE “Snabdevanje sa opremom za ...

Anketa

A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?

(43 votes)

4.7%
44.2%
11.6%
23.3%
16.3%
Please wait...