Beograd - Disa dhjetëra persona kanë protestuar sot në qytetin e Meroshinit në Serbi pasi kanë marrë vesh se 50 shqiptarëve të Kosovës u janë dhënë dokumenta si banorë të kësaj komune. Pas marrjes së pasaportave serbe, siç raporton agjencia e lajmeve BETA, të njëjtit janë bërë pjesë edhe e listës së votuesve në këtë komunë.