Prishtinë - Sot filloi viti i ri shkollor në shumicën e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë se në pjesën më të madhe të shkollave janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike e organizative për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Por, drejtoritë komunale të arsimit bëjnë të ditur se në disa shkolla nuk kanë përfunduar renovimet dhe përgatitjet tjera teknike, prandaj viti i ri shkollor do të fillojë me vonesë.