Prishtinë - Në Kosovë, barna me afat të skaduar mund të gjesh si në institucionet publike, po ashtu edhe në ato private, thonë zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë. Zef Komoni, kryeinspektor shëndetësor në këtë ministri, thotë se çdoherë gjatë inspektimit të institucioneve të shëndetësisë, është hasur në barna me afat të skaduar.