Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota ka urdhëruar tërheqjen nga tregu amerikan të mbi 1 milionë makinave të modeleve Matrix dhe Corolla. Problemet këtë radhë janë shfaqur në rrjetin elektrik të makinave.
Në fillim të këtij viti Toyota tërhoqi nga tregu i Amerikës së Veriut mbi 8 milionë automjete.