Home Sport Sport Sejdiu priti përfaqësueset e basketbollit të EBA, Shqipërisë dhe Kosovës

Sejdiu priti përfaqësueset e basketbollit të EBA, Shqipërisë dhe Kosovës

Email Shtyp pdf

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti përfaqësueset e basketbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të Republikës së Shqipërisë dhe ekipin përfaqësues të Republikës së Kosovës, të cilat po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të basketbollit që po mbahet në vendin tonë.

 

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu, duke u uruar suksese ekipeve përfaqësuese të të tri vendeve, theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit që sportistët kosovarë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

 

“Më vjen mirë që gjatë këtij turneu ju do të keni rastin që të tregoni talentin dhe artin e lojës së basketbollit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

 

Presidenti Sejdiu e vlerësoi lart pjesëmarrjen e basketbollistëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë turne dhe i falënderoi ata për faktin që shteti i tyre është një nga vendet e para të Konferencës Islamike që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 

Ndërkaq, drejtuesit e tri federatave të basketbollit, pasi e falënderuan Presidentin Sejdiu për pritjen jashtëzakonisht miqësore, theksuan se kur Presidenti i një vendi fton në takim sportistët, tregon se vëmendja e Presidentit është e përqendruar në zhvillimin dhe mbështetjen e sportit në përgjithësi.

feed0 Koment-e

Shkruaj Koment
 
  zvogëlo | rrite
 

security image
Shkruaj karakteret që sheh


busy
 

Shpalljet

 

MTPT

NJOFTIM PËR KONTRATË / Shërbime “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”...

 

MTPT

OBAVESTENJE O UGOVORU / Usluge “Odrzavanje i servisiranje vozita”...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT / OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU ...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Servisimi dhe mirëmbajtja e pajis...

 

MTPT

OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU AKTIVNOST NABAVKE Servisiranje i Odrzavanje IT opreme...

 

BQK

NJOFTIM PËR KONTRATË - Ritenderim / FURNIZIME “Furnizim me Pajisje të TI-së (So...

 

BQK

OBAVEŠTENJE O  UGOVORU - Ritenderisanje / SNABDEVANJE “Snabdevanje sa opremom za ...

Anketa

A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?

(43 votes)

4.7%
44.2%
11.6%
23.3%
16.3%
Please wait...