Home Siguri Siguri Komunitetet mirënjohës për bashkëpunimin me FSK-në

Komunitetet mirënjohës për bashkëpunimin me FSK-në

Email Shtyp pdf

Istog - Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vladimir Todoroviq, bëri vizitën e tij të parë në fshatin Dragolevc të Komunës së Istogut. Në këtë vizitë zëvendësministri ishte i shoqëruar edhe nga Zyra për Komunitete dhe Departamenti për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak të MFSK-së. Në këtë fshat Forca e Sigurisë së Kosovës është e përfshirë në projektin e zhvillimit të infrastrukturës dhe ofron ndihmën mjekësore familjeve serbe që janë kthyer në fshatë, i cili ka qenë i shkatërruar gjatë luftës.

 

Zëvendësministri është takuar me të kthyerit, Përfaqësuesit e Zyrës së Komuniteteve të Komunës së Istogut, si dhe me përfaqësuesit e UNHCR-it dhe KFOR-it, të cilët janë të përfshire në projekt.

Gjatë takimit, të kthyerit serb dhe përfaqësuesit e komunës, shprehen mirënjohjen e tyre lidhur me bashkëpunimin e mirë dhe përkrahjen që po jep  FSK-ja, në sigurimin e kushteve të qëndrueshme të jetesës së të kthyerve. Ata veçanërisht falënderuan FSK-në për punën e tyre efektive që e kanë bërë në bashkëpunim me KFOR-in për pastrimin e fshatit në kohë shumë të shkurtër.  Tani është e mundur të ndërtohen shtëpi të reja dhe të kthehen familjet.

Në pranverën e hershme projekti në fshatin Dragolevc, nisi me qellim të mbështetjes së familjeve serbe, të cilat dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. FSK-ja është e angazhuar në bashkëpunim të ngushtë me komunën, KFOR-in dhe organizatat e tjera të përfshira në projektin e kthimit të qëndrueshëm. Është planifikuar të ndërtohen 13 shtëpi  deri në fund të vitit, për të siguruar mundësinë e të kthyerve që të sjellin familjet e tyre në fshat. Përfshirja e FSK-së në këtë projekt është një hap i  rëndësishëm për misionin e FSK-së për të ndërtuar besimin dhe zhvillimin e  bashkëpunimin në mes të komuniteteve të Kosovës.

feed0 Koment-e

Shkruaj Koment
 
  zvogëlo | rrite
 

security image
Shkruaj karakteret që sheh


busy
 

Shpalljet

 

MTPT

NJOFTIM PËR KONTRATË / Shërbime “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”...

 

MTPT

OBAVESTENJE O UGOVORU / Usluge “Odrzavanje i servisiranje vozita”...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT / OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU ...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Servisimi dhe mirëmbajtja e pajis...

 

MTPT

OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU AKTIVNOST NABAVKE Servisiranje i Odrzavanje IT opreme...

 

BQK

NJOFTIM PËR KONTRATË - Ritenderim / FURNIZIME “Furnizim me Pajisje të TI-së (So...

 

BQK

OBAVEŠTENJE O  UGOVORU - Ritenderisanje / SNABDEVANJE “Snabdevanje sa opremom za ...

Anketa

A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?

(82 votes)

3.7%
50%
8.5%
23.2%
14.6%
Please wait...