Home Sport Sport Policia franceze merr në pyetje futbollistët Ribery dhe Benzema

Policia franceze merr në pyetje futbollistët Ribery dhe Benzema

Email Shtyp pdf

Policia franceze i ka marrë sot në pyetje futbollistët Franck Ribery dhe Karim Benzema, në kuadër të hetimeve lidhur me një grup, për të cilin ka dyshime se është marrë me prostitucion të femrave të mitura.

 

Futbollistët ishin marrë në polici me kërkesë të një gjyqtari hetues, në kuadër të hetimeve se një klub nate në sheshin Shanzelize, u ka mundësuar klientëve qasje te vajzat e mitura.

Një femër e re (Zahia Dehar), e cila është e dyshuar se ka takuar klientë në këtë klub, më herët këtë vit ka dëshmuar para hetuesve, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie me të dy lojtarët, kur ajo ishte e mitur.

Nëse dëshmohet se futbollistët Ribery dhe Benzema, kanë paguar për seks me femër të mitur, mund të dënohen me tri vjet burgim dhe dënim prej 45 mijë eurosh.

Më herët, Franck Ribery i ka konfirmuar policisë se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me femrën e re, por kishte këmbëngulë se nuk e kishte ditur se ajo është e mitur.

Karim Benzema nuk ka dhënë deklarata publike lidhur me këtë çështje.

27 vjeçari Ribery luan për Bajernin e Munihut, ndërsa Benzema është anëtar i Real Madridit.

feed0 Koment-e

Shkruaj Koment
 
  zvogëlo | rrite
 

security image
Shkruaj karakteret që sheh


busy
 

Shpalljet

 

MTPT

NJOFTIM PËR KONTRATË / Shërbime “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”...

 

MTPT

OBAVESTENJE O UGOVORU / Usluge “Odrzavanje i servisiranje vozita”...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT / OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU ...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Servisimi dhe mirëmbajtja e pajis...

 

MTPT

OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU AKTIVNOST NABAVKE Servisiranje i Odrzavanje IT opreme...

 

BQK

NJOFTIM PËR KONTRATË - Ritenderim / FURNIZIME “Furnizim me Pajisje të TI-së (So...

 

BQK

OBAVEŠTENJE O  UGOVORU - Ritenderisanje / SNABDEVANJE “Snabdevanje sa opremom za ...

Anketa

A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?

(43 votes)

4.7%
44.2%
11.6%
23.3%
16.3%
Please wait...