Home Turizëm Turizëm Mali i Zi ulë çmimet për të joshur sa më shumë turistë

Mali i Zi ulë çmimet për të joshur sa më shumë turistë

Email Shtyp pdf

Ulje çmimesh për të tërhequr sa më shumë turistë. Kjo është strategjia që ka zgjedhur për këtë sezon veror sektori i turizmit malazias. Në një prezantim në Tiranë të ofertës turistike verore administratorët publikë thanë se për këtë vit ofrohen çmime tejet të volitshme.

 

"Ne po ofrojmë për turistët që dëshirojnë të kalojnë pushime në Mal të Zi çmime shumë të volitshme. Në kulmin e sezonit çmimi është nga 70 deri në 77 euro në javë për banesat private. Qëndrimi shtatë ditor në hotele shkon nga 155 deri 280 euro. Kjo ofertë përfshin hotelet të kategorisë nga 2 deri në 4 yje", shprehet Liljana Cukic, menaxhere e organizatës kombëtare të turizmit në Malin e Zi.

"Jemi më konkurrentit, kemi çmime më të ulëta, por standarde të mira. Duhet tu bëjë me dije se dhe sivjet shume plazhe të Ulqinit, në plazhin e quajtur Copa Cabbana e Malit të Zi në Ulqin, kanë marr çmimin e flamurit të kaltër, që tregon që janë arritur standardet me fine", tha Gëzim Hajdinaga, kryetar i komunës Ulqin.

Mali i Zi ka rreth 300 hotele me kapacitet 40 mijë shtretër të standardeve të larta ndërkombëtare. Gjysma e këtyre hoteleve janë me 3 deri 5 yje. 18 plazhe malazeze kanë fituar flamurin e kaltër, një certifikatë e sigurisë, pastërtisë, rregullit dhe cilësisë. Në këtë vend, ku turizmi sjell 20 për qind të të ardhurave kombëtare pushojnë deri në 9 milion turistë në vit.

feed0 Koment-e

Shkruaj Koment
 
  zvogëlo | rrite
 

security image
Shkruaj karakteret që sheh


busy
 

Shpalljet

 

MTPT

NJOFTIM PËR KONTRATË / Shërbime “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”...

 

MTPT

OBAVESTENJE O UGOVORU / Usluge “Odrzavanje i servisiranje vozita”...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT / OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU ...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Servisimi dhe mirëmbajtja e pajis...

 

MTPT

OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU AKTIVNOST NABAVKE Servisiranje i Odrzavanje IT opreme...

 

BQK

NJOFTIM PËR KONTRATË - Ritenderim / FURNIZIME “Furnizim me Pajisje të TI-së (So...

 

BQK

OBAVEŠTENJE O  UGOVORU - Ritenderisanje / SNABDEVANJE “Snabdevanje sa opremom za ...

Anketa

A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?

(43 votes)

4.7%
44.2%
11.6%
23.3%
16.3%
Please wait...