Home Turizëm Turizëm Kosova, pjesë e ‘thesareve të fshehura’ të Ballkanit

Kosova, pjesë e ‘thesareve të fshehura’ të Ballkanit

Email Shtyp pdf

Prishtinë - Disa nga destinacionet më të mira turistike të Kosovës janë paraqitur në një shtojcë speciale të revistës National Geographic që prezanton “thesaret e fshehura” të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nismë është zhvilluar nga USAID/Uashington. Destinacionet kryesore të Kosovës u përzgjodhën në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në partneritet me Programin për Ndërmarrje Private të Kosovës (KPEP) të USAID-it.

 

 

Shtojca e revistës National Geographic e titulluar “Ballkani Perëndimor - Toka për t’u zbuluar” thekson destinacionet dhe atraksionet më të mira turistike të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje & Herzegovinës. Artikulli flet për “46 mënyra fantastike për t’i përjetuar” këto vende dhe premton që “vizitorët nuk ka se si të mos mrekullohen me pasuritë kulturore dhe ndërthurrjen plot jetë të popujve, historisë dhe natyrës në këtë kryqëzim të Evropës”.

 

USAID po i ndihmon vendit më të ri në Evropë të fillojë të njihet si destinacion turistik. Me peisazhin e saj të mrekullueshëm, me male që krahasohen me Alpet, me hotele të drejtuara nga familje që ofrojnë kuzhinë tradicionale, Kosova është një destinacion i ri dhe mahnitës. Nisma e National Geographic do ta bëjë Kosovën një destinacion të udhëtimit në Ballkanin perëndimor. Janë krijuar paketa rajonale për t’i tërhequr udhëtarët dhe bizneset drejt disa prej rajoneve më të bukura të Kosovës. “Jam e sigurt se vizitorët do ta shijojnë kohën e kaluar në Kosovë dhe do t’u thonë miqve të vijnë për vizitë. Gjithashtu, jam e sigurtë se turizmi mund të lulëzojë dhe të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës”, tha Patricia Rader, Drejtoreshë e USAID në Kosovë.

feed0 Koment-e

Shkruaj Koment
 
  zvogëlo | rrite
 

security image
Shkruaj karakteret që sheh


busy
 

Shpalljet

 

MTPT

NJOFTIM PËR KONTRATË / Shërbime “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”...

 

MTPT

OBAVESTENJE O UGOVORU / Usluge “Odrzavanje i servisiranje vozita”...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT / OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU ...

 

MTPT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Servisimi dhe mirëmbajtja e pajis...

 

MTPT

OBAVESTENJE O OTKAZIVANJU AKTIVNOST NABAVKE Servisiranje i Odrzavanje IT opreme...

 

BQK

NJOFTIM PËR KONTRATË - Ritenderim / FURNIZIME “Furnizim me Pajisje të TI-së (So...

 

BQK

OBAVEŠTENJE O  UGOVORU - Ritenderisanje / SNABDEVANJE “Snabdevanje sa opremom za ...

Anketa

A do të kaloj rezoluta serbe në OKB?

(43 votes)

4.7%
44.2%
11.6%
23.3%
16.3%
Please wait...